MENU
klinika

Pamje nga 'shtëpia e Pelikanit'

Laguna e Karavastasë e shndërruar në folenë e shpendëve të rrallë

30.12.2018 - 13:10

Pamjet e mëposhtme vijnë nga Laguna e Karavastasë, një nga tri zonat Ramsar në Shqipëri, që më 29 nëntor 1996 për faktin se është çmuar dhe vlerësuar si një zonë me rëndësi kombëtare.

Përveç faktit që është një nga lagunat më të mëdha në Shqipëri dhe më tepër në Adriatik, Laguna e Karavastasë, njihet sëtepërmi si një strehëz e disa llojeve të ndryshëm shpendësh, pikërisht në këto kohë dimri, por jo vetëm.

laguna e karavastase-konica.al

Kjo lagunë, e cila është pjesë e Parkut Kombëtar të Divjakës, njëlloj mbetet dhe një vend me interes të madh të ruajtjes për shkak të specieve të rralla që folenizohen aty.

Ndër to mund të përmendim Pelikanin dalmat(pelecanus crispus); por ndër më të njohurit është Pelikani kaçurrel, i cili konsiderohet si më i spikaturi nga shpendët e egër.

pelikani_kacurrel-konica.al

Pelikani kaçurrel që jeton në Lagunën e Karavastasë, zë tashmë rreth 6.4% të popullatës botërore, por ajo çfarë e kthen këtë realitet në shqetësues është fakti se ky shpend bën pjesë njëlloj dhe në listën e specieve në zhdukje.

Përveç Pelikanit kaçurrel, në Lagunën e Karavastasë ka ndërtuar habitat dhe shpendi me pamje mjaft të bukur Flamengo.

flamengo-konica.al

Flamengo tashmë nuk gjendet vetëm në Lagunën e Karavastasë, por është vendosur dhe në Lagunën e Nartës, e cila për nga rëndësia, pas Karavastasë është laguna e dytë më e madhe në vend.

Në Lagunën e Karavastasë strehohen pothuajse 245 specie të ndryshëm shpendësh ku përveç dy llojeve të pelikanëve të përmendur më lart gjen lloje të shpendëve shtegtarë dhe dimërues, rosave dimëruese, baltakëve të vegjël.

Më tepër mund të gjeni dhe 6 llojet e rosave, përfshi edhe rosën e egër, lejlekë, lauresha, shqiponja e detit, çafka e madhe e bardhë, pulëbardha, karabullakë, zhytësat, etj.

Më poshtë do të gjeni pamje konkrete nga Laguna e Karavastasë, të ofruara nga vetë menaxheri i Administratës së Zonave të Mbrojtura, për qarkun e Fierit, Ardian Koci.