MENU
klinika

Deklarata

Lame për ndërtimet pa leje tek Unaza e Madhe: Halli i banorëve u shfrytëzua politikisht

07.12.2018 - 14:04

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame doli këtë të premte në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me problematiken e hasur ndër vite rreth procesit të legazimeve, duke thënë se procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe ndarja e tokës është bërë përmes një procesi abuziv dhe të pandershëm duke shkelur ligjin.

Duke bërë një krahasim me gjendjen e sotme, Lame vuri në dukje se situata e ndërtimeve pa leje në zonën e Unazës së Madhe, s’bëri gjë tjetër veç vuri edhe një herë në dukje shfrytëzimin politik dhe talljen historike me hallin e atyre banorëve.

Në muajt e fundit të 2013 kemi denoncuar legalizimet abuzive të bëra deri në atë kohë. U bë thirrje për të hetuar për këta legalizime dhe sa herë janë paraqitur probleme janë ndjekur nga ana jonë. Sot gjendemi në një rast të kësaj kategori, që detyrohemi ta denoncojmë. Ndërtimet pa leje të Unaza e Madhe vuri në dukje shfrytëzimin politik dhe talljen me banorët.

Në Kashar për 8 vite, 2006-13 janë bërë vetëm 49 legalizime, shumica në 10 shtator kur u betua qeveria e re në 2013. Fenomeni i legalizimeve në tokë me pronarë. Duhej ndërprerë legalizimi dhe qytetarët të hynin në marrëdhënie me pronarët. Zona mes Unazës së madhe dhe fushës së Aviacionit. Së fundmi me publikimin e legalizimeve morëm disa ankesa nga pronarët. Legalizimet janë bërë në ditët e fundit. Legalizim objektesh 2 dhe 3 kate në tokë të familjeve Traja, Llagami, Velaj, Ahmeti, por edhe të tjera, tha Artan Lame, Kreu i Aluiznit.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD