MENU
klinika

NBA

LeBron s’mjafton për Lakers, s’ndalen Nuggets

19.12.2018 - 11:32

Pas disa ndeshjesh të mira dhe kur mendohej se Los Angeles Lakers mund të ngjitej akoma më shumë, kanë ardhur dy humbje radhazi. Në Barclays Center, 16-herë kampionët e NBA u mposhtën me rezultatin 115-110 nga Brooklyn Nets, duke pësuar disfatën e 13-të në 31 takime gjithsej.

LeBron James e bëri siç duhet punën e tij, pasi realizoi 36 pikë ndërsa kontribuoi edhe me 8 asiste e 13 rikuperime, por as paraqitja e shkëlqyer e LeBron dhe as 45 pikët e dyshes Lonzo Ball-Kyle Kuzma nuk u mjaftuan  Lakers-ave për të evituar këtë disfatë.

Ndërkohë, vijon forma e mirë e Denver Nuggets, që regjistroi suksesin e 4-t radhazi, pasi mposhti 126-118 Dallas Mavericks duke ruajtur kreun në konferencën e Perëndimit.

Serbi Nikola Jokic ishte padiskutim më i miri mbi parket për Nuggets në Pepsi Center, pasi realizoi 32 pikë ndërsa shtoi edhe 16 rebound. Te miqtë nga Teksasi nuk mjaftuan 53 pikët e dyshes Barnes-Doncic. Për Dallas kjo ishte humbja e tretë radhazi.