MENU
klinika

Detajet

Lenaerts-Ruçit: Hidhni bazat e një gjyqësori të pavarur

14.12.2018 - 10:20

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti në një takim kreun e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Koen Lenaerts ku theksoi se maxhoranca është e vendosur për ngritjen e organeve të qeverisjes së drejtësisë.

Teksa u ndal tek reforma në drejtësi dhe vettingu, Ruçi pohoi se ato janë nisma të guximshme dhe unike.

komisioni i ligjeve
komisioni i ligjeve

“Reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë”, tha kryetari i Kuvendit. Ndërkohë, Lenaerts theksoi se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për BE.

“Diversiteti fetar është një aset për BE. BE pasurohet duke pranuar vende me frymë europiane si Shqipëria. Presim hapjen e negociatave në 2019. Me reformën po hidhni bazat e një gjyqësori të pavarur”, pohoi Lenaerts.