MENU
klinika

Aksi Levan-Fier

Levan/ Aksident i rëndë, dy policë të plagosur

20.12.2018 - 15:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pakminutash në rrugën Levan-Fier.

Një makinë tip fuoristradë ka përplasur një makinë policie. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kashishtë të Fierit.

Nuk dihen ende rrethannat e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që mësohet se efektivët e policisë që ndodheshin në krye të detyrë, kanë marrë plagë të rënda.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, ndërsa ende nuk dihet saktësisht nëse është përmirësuar gjëndja e tyre.