MENU
klinika

Promovimi në Bibliotekën e Shkodrës

Libri për Marianne Graf dhe qyteti i Shkodrës

10.12.2018 - 15:28

Austriakja e njohur Marianne Graf, pas një kontributi të gjatë të dhënë në qytetin e Shkodrës, ditët e fundit është nderuar me një libër të botuar në shqip për të. Ky libër, pak kohë më parë u prmovua në Bibliotekën e Qytetit “Marin Barleti” dhe u hodh në qarkullim. Nga një vështrim i përgjithshëm në librari, u pa se kopjet e limituara të librit janë shitur thuajse plotësisht.

Autorja e këtij libri është Lindita Sina e cila në disa faqe, sigurisht të pamjaftueshme, ja ka dalë të paraqesë kontributin humansit që Graf ka dhënë në Shkodër dhe në fshatrat e malet për rreth. Vetë Marianne Graf mori pjesë në prmovimin e librit të saj dhe tha se e gjithë puna e bërë në këtë zonë i ka dhënë vetëm kënaqësi dhe e ka lumturuar pafund.

Libri i autores Sina erdhi si një kontribut sado modest për humanisten Graf e cila ja doli të siguronte fonde për një sërë projektesh që ndihmuan shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe banorëve të zonës së Shkodrës dhe zonave të tjera të veriut.

Marianne Graf lindi në vitin 1951 në Austri dhe me ardhjen e demokracisë, në vitin 1992 bashkë me të shoqin erdhën në Shqipëri ku krijuan shoqatën jo fitimprurëse “Austria – Albanian Partnership”. Puna e shoqatës është e drejtuar në kujdesin shëndetësor, të drejtat e fëmijëve, ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës në zonat malore e të tjera.

Në shoqatën e Graf, gjatë luftës në Kosovë u strehuan më tepër se 30 mijë refugjatë, 13 mijë prej të cilëve u akomoduan dhe morën kujdesin e nevojshëm deri kur u kthyen në atdhe me mbarimin e saj. Në vitin 2000, bashkë me forcat gjermane ndërtoi në Drenicë më tepër se 540 shtëpi të shkatërruara nga bombardimet serbe.

Për kontributin e saj ka marrë më tepër se 15 çmime brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë ky libër vjen si kurorëzim i këtyre çmimeve, të cilët përulen para asaj çka Graf është dhe bën.

/Andreas Dushi