MENU
klinika

Administratori Sinan Idrizi

“Liga Profesioniste, e dështuar që pa nisur”

20.12.2018 - 21:48

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi shquhet për deklaratat e tij filozofike, teksa ato nuk kanë munguar edhe pas festës së organizuar nga FSHF, mbërmjen e djeshme. Në një prononcim për mediat, Idrizi komentoi edhe formimin e Ligës Profesioniste.

Edhe pse ka votuar pro kësaj Lige, vlonjati mendon se ajo është e dështuar që në nisje kur kërkon ndihmë nga të tjerët, pasi nuk ka fuqinë për të bërë vetë diferencën.

E votova edhe unë krijimin e Ligës Profesioniste, por ajo nuk ka asnjë ndryshim nga Liga e tanishme. Është njësoj si të thuash ku ndryshon bakteri nga virusi. Problemi i klubeve shqiptare është te bankomati: te Flamurtari ka vonesa, ashtu si në çdo skuadër dhe problemi lidhet me faktin që ky lloj futbolli nuk prodhon asgjë.

sinan idrizi e Safet e Gjici me Ardjan Takaj
sinan idrizi e Safet e Gjici me Ardjan Takaj

Të vetmet të ardhura vijnë nga kupat e Europës dhe ato nuk mjaftojnë. Përpara se të kërkoni anën financiare të një klubi, pse nuk hetoni ju se cila është realisht gjendja e ekonomisë shqiptare të futbollit?

Ekonomia shqiptare është një ekonomi që nuk prodhon. Që të kesh një ekonomi duhet një Ligj për Sportin. Unë jam investitor që sjell paratë nga jashtë, ta jep shembullin Kosova. Unë 30% të TVSH-së e shkarkoj në sport, tek ata që investojnë.

A rrezikon Flamurtari të mos luajë në Europë? Çfarë janë këto budallallëqe? Shpesh na dalin lajme për borxhe, si ai i trajnerit Levy, të cilin e kishim paguar para një muaji. Ikni shikoni listën e pagesave që kemi shlyer”, – u shpreh Idrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pyetjet që ngre legjenda

Sokol Kushta: Liga? Hipnotizojmë veten