MENU
klinika

Protestat e studentëve

‘Lindita Nikolla dil në Bulevard’/ Ministrja: Jam 53 vjeçe, ndihem keq

07.12.2018 - 16:19

Studentët vijojnë të kërkojnë që ministrja e Arsimit të dalë në bulevard dhe të pranojë kërkesat e saj.

Ata thërrasin: “Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona, jo biznes privat” 

Ndërkohë gjatë paradites ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndodhej në një aktivitet dhe kur i sugjeruan që të dilte në bulevard tek studentët e të dialogonte me to ajo u shpreh:

Ju doni që të jem atje në mes dhe atë do e bëjmë. Edhe pse ndoshta një grua 53-vjeçe, ndonjë të shtyrë… sharjet kështu..do ndihej keq. Mendoni kam vajzën më të madhe se ju. Shaka kjo, Ju nuk keni asnjë arsye të besoni ministren kur e thotë keni të drejtën e Zotit të jeni kritik dhe dyshues.

Hajde të ulemi. Çfarë thonë studiuesit për koston reale. Sa paguhet. Sa është buxheti, po investojmë tek rrugët të kemi zhvillim. Të kemi më shumë buxhet për ministrinë e arsimit apo do ti lëmë rrugët dhe të tjerat. Ftesa ime është shumë e sinqertë. Jam e dëshiruar ta nisim bisedën por ju deri në fund dyshues. Hajde të ftojmë njerëzit e dijes, që dinë si bëhen llogaritë e të thonë si është e vërteta. Kostoja reale për të formuar një student të Tiranës është 94 mijë lekë. “-tha Nikolla.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”