MENU
klinika

Premier League, Java 18

Liverpool nuk njeh pengesa, mban kreun

21.12.2018 - 22:53

Liverpool edhe njëherë tjetër ka treguar se mbetet pretendenti kryesor për të fituar titullin këtë sezon në Premier League. Të Kuqtë kanë fituar 2-0 në transfertë ndaj Wolves në javën e 18-të dhe kryesojnë me 4 pikë para City-n, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak.

Pavarësisht se jashtë fushe, Liverpool ka diktuar lojën, duke kërkuar të shënojë sa më shpejt të jetë e mundur. Mundi është shpërblyer në minutën e 18-të. Fabinho fut një top në qendër të zonës dhe Salah nuk fal.

Ishte goli i 11-të i egjiptianit në këtë sezon, duke marrë kreun e shënuesve më të mirë për momentin, një gol më shumë se Aubameyang dhe 2 më shumë se Harry Kane. Salah duket se ka gjetur ritmin e sezonit të kaluar.

Me 1 gol mbyllet pjesa e parë. Në të dytën, Liverpool kërkon të “vrasë” ndeshjen dhe e arrin në minutën e 68-të me anë të Van Dijk. Kësaj radhe ishte Salah në rolin e “assist-man”. Liverpool fiton 2-0, duke u kaluar presionin rivalëve që e ndjekin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN