MENU
klinika

Postimi në Facebook

Lleshaj apel shoferëve: Kontribuoni për më pak gjoba!

23.12.2018 - 15:37

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, i bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë më shumë qytetari.

Lleshaj shton në postim se policia ka gjobitur një numër të konsiderueshëm, ndërsa shton se duhet pak reflektim nga të gjithë.

Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.  

Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj.

Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.
Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.
Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”, shkruan ai.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD