MENU
klinika

Paralajmërimi i ministrit

Lleshaj: Së shpejti ndryshime të rëndësishme

27.12.2018 - 10:08

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do gjatë janarit do të ketë ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën.

Ai është shprehur se kontrollet e dyfishta do të hiqen, si dhe do të ketë dhe hapa të tjerë për të vendosur standarde europiane në kufirin Kosovë-Shqipëri.

 

Statusi i Lleshaj
Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.