MENU
klinika

Trajneri i Kastriotit

“Lojtarët krutanë luajtën kundër meje”

16.12.2018 - 16:50

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica foli pas ndeshjes kundër Teutës, ku preku disa tema delikate. Nica la të hapur mundësinë e largimit të tij nga Kastrioti në rast se nuk ka investime në merkato. Për “Supersport”, Nica tha:

Sigurisht që problemet sa vijnë edhe shtohen, megjithatë mendoj se djemtë e rinj të sakrifikojnë dhe të punojnë. Megjithatë, disa lojtarë që i aktivizoj nga stoli nuk bëjnë atë që kërkoj unë, por të kundërtën.

Tani ky problem ka dy rrugë: Ose do të largohem unë, ose do të ndërhyjmë në merkato për të ndërruar grupin e plotë. Do të shohim çfarë të thotë presidenti.

Ose do të ndërhyjmë në merkato, ose të largohem unë. Lojtarët nuk i përgjigjen kampionatit seriozisht. Po tentuan të luajnë futboll, nuk turpërohemi në fushë. E thashë dhe më parë, ose unë ose ata këtu.

Po ta lexosh lojën, lojtarët e qëllimshëm nuk e kanë vendin këtu. Ata po mundohen të më largojnë mua. Shpresoj të isha i qartë.

Tolerim ndeshje? Përderisa nuk zbatojnë detyrat, e dinë ata çfarë kanë bërë. Nuk ka mundësi që skuadra të veprojë në këtë mënyrë.

Ka disa lojtarë që nuk po marrin minuta në klube të ndryshme, nuk duam t’i afrojmë dhe t’iu japim mundësinë të luajnë. Besoj se të rinjtë do t’i përgjigjen trajnerit.

Stadiumi? Kështu i gjeta, nuk mund të them gjë tjetër. Nëse gjejmë një fushë tjetër, do të jetë shumë më mirë, jo vetëm për ne, por dhe për kundërshtarët.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 17

Teuta fundos Kastriotin, ngjitet e dyta