MENU
klinika

Prezantimi i filmit “Lorik”

“Lorik Cana 5”, legjenda kuqezi rrëfen objektivat

05.12.2018 - 21:38

Lorik Cana, në prezantimin e flimit të tij, përveç se falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët për këtë projekt shumë të bukur dhe në veçanti regjizorin Andi Deçka, u ndal më së shumti të fliste për fondacionin e tij “Lorik Cana 5” duke shpalosur qëllimet dhe objektivat.

“Zakonisht jam shumë spontan dhe nuk përgatis fjalim. Por sot kam përgatitur një kartë të vizituar nga gruaja ime. Dua të filloj me falënderime për mirëseardhje për presidentin Ilir Meta. E vlerësoj prezencën tuaj.

Gjithashtu, falënderoj kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, bashkë me zonjën. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë faleminderit që jeni këtu. Dhe kryeministrin Rama. Ka qenë gjithmonë i gatshëm për të na ndihmuar.

Falenderoj të gjithë miqtë, bizneset si dhe partnerët. Do flas shkurtimisht për projektin e filmit. Nuk ka qenë absolutisht në planet e mia. Andi Deçka më tha që kishte dëshirë.

Më ka thënë nuk jam regjisori më i mirë. Ka qenë njeriu i duhur për të treguar gjërat brenda këtij rrugëtimi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Jam shumë i kënaqur.Faleminderit Andi!

Nuk është e lehtë t’iu kem të gjithë bashkë këtu. Zyrtarisht dua të flas për pjesën që vjen pas këtij rrugëtimi. Kam planet e mija për të vazhduar në botën e sportit. Para se ta përfundoja karrierën po mendoj për mënyrat që unë të vazhdoj dhe të jap një lloj kontributi, përveç mërqins së familjes. Kontribut për shoqërinë dhe vendin tim.

lorik cana
lorik cana

Flas për vendet shqipfolës. Kosovën, Shqipërinë ejt. Ka qenë një fillim i biseduar dhe për arsyet që mua më detyruan të shkëpus karrierën. Fondacioni është mënyra e duhur për të përdorur si dritë mediatike.

Ishte diçka e rëndësishme për mua që të filloja me fondacionin. Për mua është e rëndësishme të bëhet prezantimi zyrtar. Ka filluar para 1 viti e gjysmë. Është i drejtuar në 2 degë, sportin dhe kulturën.

Kultura është një nga pasionet e mija dhe do e bëjë me më shumë dëshirë se sporti. Impakti tonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Të fillojmë dhe implementime programin dhe virtytet e fondacionit. Programin e parë nuk e kemi shpikur ne.

lorik cana bojken dhe monica
lorik cana bojken dhe monica

E kemi gjetur në një vend të bashkimit Europian. E kemi gjetur në Hungari. Ishte një program që prek një shtresë të shoqërisë sonë. Është shtresa e parashkollorës. Funksionoi për gjati 5 vjet në Hungari, prek 30 mijë fëmijë.

Do filloj me Tiranën. Programi prek fëmijët 3-7 vjeç. Programi fillon me kopshtet publike. Princimi i programit të parë është të ndërtojmë fusha sportive. Të ndërtojmë një infrastrukturë moderne.

Mësueset e kopshtit duhet të kenë ndikim te fëmijët, çdo ditë që ata janë në kopsht. Do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në

100 fëmijë. Nuk ka të bëjë me akademi. Jemi në rrugën e duhur. Kemi një përgjegjës të programit. FSHF më ka mundësuar 2 fusha që do të ndërtohen në Shkodër dhe Elbasan.

lorik cana me shqiponje
lorik cana me shqiponje

I kemi të siguruar edhe 5 të tjera për vitin tjetër. Është një kënaqësi shumë e veçantë për mua që kjo të realizohet edhe në Prishtinë.Fondacioni ka gjetur mbështetje te komuniteti shqiptar në Amerikë.

Kemi kërkesa për të pasur dhe për të sjellë fondacionin në Mal të Zi, në Ulqin dhe Tuz. Kemi një projekt për fshatin SOS, me ndihmën e presidentit Ilir Meta, që është një vlerë e madhe për ne.

Kemi dëshirë që shumë shpejt të jemi dhe në Maqedoni. Kemi disa miq tanë nga komuna e Prizrenit. Do ndërtohen kopshte e para publike në Prizren. Pak a shumë këto janë qëllimet dhe dëshirat. Pjesën e sportit mundohem që ta përmbledh pak u shumë.

Në kujdesin tonë kanë qenë vetëm në Tiranë 250 fëmijë. Vitin tjetër ky numër edhe mund të dyfishohet. Është një sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme. Gjithcka bëhet edhe më e lehtë kur kemi njerëz të thjeshtë. Më shkruajti njëri në letër nga Polonia dhe brenda letrës gjeta 15 euro.

Më shkruajti që këto 15 euro janë për fondacionin.Duke para që trashëgimia kulturore është shumë e gjerë, jemi munduar të bëjmë një promovim. Kemi filluar me skulptorin Asim Vokaj. Veprën e tij mund ta keni parë të gjithë. Ka bërë shumë vepra, nga Naim Frashri te Nënë Tereza.

Ju falenderoj për praninë, duke filluar nga miqtë dhe familja. Gjyshja më ka rritur. Më pas me personin më të afërt timin që u bë gruaja ime. Patjetër jo të gjithë e kishin mësuar pjesën e aktivitetit të fondacionit.

lorik cana si tifoz
lorik cana si tifoz

Besoj që siç po ua prezantoj edhe juve, po ja u prezantoj edhe atyre. Faleminderit komunitetit shqiptar në Amerikë. Gjeta një gatishmëri të jashtëzakonshme për të mbështetur vendin tonë. Faleminderit edhe Digitalb-it që më ka mbështetur, ju që jeni të pranishëm. Nuk do ju kem shumë shpesh të gjithë bashkë. Faleminderit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN