MENU
klinika

Miratohet buxheti i bashkisë

LSI ‘koalicion’ me PS, bashkojnë votat

28.12.2018 - 10:39

Me replika të forta e deri në tensione në qendër, PS dhe LSI janë në një luftë të ashpër, por jo jashtë Tiranës. Pas Durrësit, këshilltarët e LSI-së në këshillat bashkiakë kanë bashkuar votat me socialistët, për të votuar buxhetin edhe në Bashkinë e Kor.

Socialistët në këtë bashki kanë 21 këshilltarë. Më herët drejt tyre kanë kaluar dy këshilltarë të LSI-së pasi kjo forcë politike lidhi marrëveshje bashkëpunimi në opozitë me PD-në, ndërsa dje, edhe 3 të tjerë votuan buxhetin e bashkisë, me gjithë kundërshtimin e fortë të aleatëve të tyre të Partisë Demokratike.

Këta të fundit kërkuan të votohej kundër, për shkak të pakënaqësive që kishin për buxhetin. Pak ditë më parë LSI bashkoi votat me PS në këshillin bashkiak të Durrësit duke miratuar buxhetin e bashkisë për vitin e ardhshëm.