Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në qeverinë Berisha 2, do të largohet nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Sarajevë.
Bregu do të nisë punë në Janar si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, post në të cilin u zgjodh pak muaj më parë.
Në një postim në Instagram, Bregu ka shprehur emocionet e saj, pas një dhurate që ka marrë nga mikeshat e saj, të cilat i kanë dhuruar një ditar, ku kanë shkruar mesazhet e tyre për Bregun.
Ajo shkruan:
“Goca, jeni zemra! Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite.
E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në ëa- it e nga video call:). Falemindeeeeriiit!
Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar
P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë…”, shkruan Bregu.