MENU
klinika

Premier League, java 15

Manchester City vijon “marshimin” në Angli

04.12.2018 - 22:52

Kampionët në fuqi të Manchester City nuk njohin ndalesë edhe në javën e 15-të të Premier League, teksa kanë fituar 2-1 në fushën e Watford. “Qytetarët” shkëputen në krye me 5 pikë nga Liverpool i vendit të dytë, që nesër do të luajë në fushën e Burnley.

Ishte Sane ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 40-të të pjesës së parë, duke dërguar miqtë të qetë në dhomat e zhveshjes. City pati edhe 2 raste të tjera të mira për shënim në fraksionin e parë.

Në të dytën, pikërisht në minutën e 51-të, vjen goli i dytë dhe i qetësisë për trajnerin Pep Guardiola. Mahrez shënon golin e dytë, në një ndeshje që ndizet akoma më shumë, pasi vendasit nuk dorëzohen.

Në minutën e 85-të, Doucoure ngushton për Watford dhe në minutat e mbetura takimi hapet. Megjithatë, City arrin të ruajë avantazhin deri në fund, duke fituar 2-1. Ndeshja e radhës do të jetë e vështirë për City-n, pasi luan në fushën e Chelsea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN