Menu

Kushtetuta e re

Maqedoni/ Debat publik për ndryshimet kushtetuese

06.12.2018

Në debatin e parë publik për katër draft-ndryshimet në Qeverinë e Maqedonisë u prezantuan propozime dhe vërejtje nga ana e ekspertëve dhe sektorit joqeveritar.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se ekziston pranim dhe mendime pozitive për pranimin e propozimeve të caktuara të dhëna në Komisioni kuvendar dhe në seancë plenare. Ai përsëriti se ndryshimet nuk do të jenë pjesë e Kushtetutës nëse Greqia nuk e miraton marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Maqedoni/ Debat publik për ndryshimet kushtetuese konica.al
Maqedoni/ Debat publik për ndryshimet kushtetuese konica.al

Në draft-ndryshimet, siç ceku mbrëmë Zaev, janë vendosur propozime të tetë deputetëve dhe ceku se vendimet i ndryshimeve kushtetuese do të hyjnë në fuqi vetëm nëse Greqia e ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Amendamentet nuk e rrezikojnë bazën civile të shtetit, se ato janë të pranueshme nga pikëpamja e çështjeve të identitetit dhe se disa pjesë janë forcuar edhe kur përmenden komunitetet e tjera etnike dhe se zgjidhjet janë brenda standardeve kushtetuese dhe ligjore.
/Konica.al/