Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të hënë në orën 11:00 do ta vazhdojnë seancën e 64-të me diskutimin për draft-ndryshimet e Kushtetutës.
Mbrëmë deputetët me 65 vota për, 18 kundër dhe 8 abstenim, miratuan draft-ndryshimin e 34-të, ndërsa paradite miratuan draft-ndryshimin e 33-të, i cili parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore.
Deputetët e pozitës dhe opozitës nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të Kushtetutës. Tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE abstenuan dhe të cilët mbështetën nevojën për hapjen e Kushtetutës.
Pas miratimit të draft-ndryshimeve, qeveria si propozuese e ndryshimeve duhet të organizojë debat publik, ndërsa më pas vijon faza e tretë dhe e fundit për ndryshimet kushtetuese. /Konica.al/