MENU
klinika

Deklarata

‘Mblidh Kuvendin’, Rama: Po 8 pikave, po me dialog

14.12.2018 - 14:02

Vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama, kur dhjetra studentë nga universitetet publike në vend qëndrojnë prej disa orësh poshtë zyrës së tij në pritje të përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

Ky i fundit përmes një postimi në instagram u ka kthyer sërish përgjigje pozitivisht studentëve se ishte dakord me të gjitha kërkesat e tyre, por nga ana tjetër nevojitej dialogu.

Kujtojmë se këtë qëndrim kryeministri kishte edhe ditën e djeshme në Kuvend, po ashtu edhe në mbledhjen me rektorët dhe dekanët, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut.

kolana e librave

Sot studentët i bënë atij thirrje që të mbledhë nesër në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendit, ndërsa afati ishte deri në orën 16:00. Po ashtu studentët paralajmëruan për faktin se nëse nuk mblidhej Kuvendi, do të kishte një protestë kombëtare.