MENU
klinika

“Alles Walzer” – ‘Le të valsojmë’

Mbrëmje Gala në Pallatin e Kongreseve

28.12.2018 - 10:00

Sot, më datë 28 dhjetor 2018, në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet eventi GRAND GALA “Alles Walzer” dirigjuar nga Claudio Buschler dhe koreografi nga Renato Zanella.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka menduar ta kurorëzojë mbylljen e këtij viti me këtë event madhështor ku nuk do të mungojnë edhe artistët e talentuar.

Strauss dhe autorë të tjerë vjeneze, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e operas ndër vite, vijnë për ju sonte mbrëma në GRAND GALA “Alles Walzer”.

Klevis Saliaj, drejtor i marketingut dhe i projekteve në TKOBAP, i ftuar në një emision mëngjesi në mediat tona thotë: “Është mësuar publiku, është mësuar edhe stafi ynë, nuk na rrihet pa bërë diçka, kur të tjerët pushojnë ne jemi gjatë gjithë kohës në punë.

Prej dy vitesh tashmë është kthyer në traditë pjesa e Galasë. Ne na pëlqen që të jemi në Pallat të Kongreseve, të hapim gjithë sallën, na pëlqen që të bashkëpunojmë me partner seriozë dhe të mirë aq më tepër kur jemi në një përmbyllje të një viti shumë të madh kulturor, pra viti kulturor 2018 Austri-Shqipëri, i cili u hap me TKOBAP dhe do mbyllet me të.

Kështu që kjo Gala që vjen këtë vit, sjell të gjithë trupat artistikë të Teatrit të Operas, që nga orkestra, kori, solistët, baleti gjithashtu dhe dy austriakë të njohur siç janë Claudio Buschler i cili do të dirigjojë orkestrën dhe Renato Zanella”.

Festoni fundvitin duke u bërë pjesë e emocionit që ofrojnë Strauss dhe autorë të tjerë vjeneze. Bileta kushton 1000 lekë dhe ju mund t’i gjeni në sportelin e Pallatit të Kongreseve, nga ora 10:00 – 19:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekord biletash të shitura

“Carmen” shkon në Korçë

Viti Kulturor Austri - Shqipëri

Prezantohet Grand Gala “Ales Walzer” në TKOB


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit