MENU
klinika

Intervista për Daily Express

Mbreti Zog në 1928: Kjo është arsyeja e themelimit të monarkisë

22.12.2018 - 16:05

Nga Aurenc Bebja 

Gazeta “Le Matin”, të premten e 7 shtatorit të vitit 1928, në faqen nr 3, në një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog për Daily Expres, ka shpjeguar asokohe arsyen e themelimit të monarkisë shqiptare.

Zogu I dëshiron të sigurojë mirëqënien e popullit të tij

Londër, 6 shtator.

Në një intervistë me të dërguarin e posaçëm të Daily Express në Tiranë, Zogu I ka deklaruar :

Rezultatet e para të themelimit të monarkisë do të jenë çlirimi i vendit tim nga përpjekjet partiake. Presidenti i republikës është domosdoshmërisht i detyruar të favorizojë ata që e zgjodhën atë, ndërsa partitë e tjera manovrojnë vazhdimisht për ta zëvendësuar atë me një nga kandidatët e tyre.
Mbreti do të jetë mbi partitë.

Ai do t’i shërbejë vetëm kombit. Ministritë, ushtria dhe xhandarmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve.

 
https://www.darsiani.com/la-gazette/mbreti-zog-per-daily-express-1928-ja-arsyeja-e-themelimit-te-monarkise/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN