MENU
klinika

Reporterët pa kufij

01.12.2018 - 11:37

Reporterët pa Kufij kanë publikuar raportin për vitin 2018.

Në këtë raport janë përfshirë edhe 3 gazetarë shqiptarë, si të kërcënuar nga krimi dhe politika, Klodiana Lala e televizionit News 24, Alida Tota dhe Basir Collaku.

Raporti i vitit 2018 flet për krimin e organizuar që ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Gjithashtu problem konsiderohen edhe ndërhyrjet politike.

Disa prej të intervistuarve janë aktualisht nën mbrojtjen e policisë, pasi kërcënohen nga krimi i organizuar për shkak të raportimeve të tyre.

reporteret pa kufij-konnica.al
reporteret pa kufij-konnica.al

Sipas raportit, mbi 30 gazetare në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej nisjes së vitit 2017.

Reporterët pa kufij kanë kanë disa muaj që kruyejnë kërkime për realizimin e këtij raporti, përfshirë edhe intervista me gazetarë të piketuar, kolegët dhe familjarët e tyre.

“Krimi i organizuar nuk njeh kufij”-thotë raporti.

Të paktën 10 gazetarë janë vrarë këtë vit në Brazil, Kolombia dhe Meksika.

Kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë, sepse kriminelët dhe politikanët shpesh bëhen aleatë kundër gazetarëve dhe pandëshkueshmëria mbretëron nëpër vende të ndryshme në botë.

Në Indi, Kamboxhia dhe disa vende afrikanë, grupet kriminale pasurohen duke thyer të gjitha rregullat e mjedisit duke vjedhur burimet natyrore.

Gazetarët që kanë hedhur dritë mbi trafikimin e mineraleve, drurit dhe naftës janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh.

Edhe Europa nuk i ka shpëtuar një rreziku të tillë.

shtypja-e-medias-konica.al
shtypja-e-medias-konica.al

Të paktën dy gazetarë janë vrarë në lidhje me punën e tyre gjatë dy vieteve të fundit: Daphne Galizia iu vu bombë poshtë makinës në Maltë në tetor të 2017, ndërsa Ján Kuciak e qëlluan për vdekje së bashku me të fejuarën në shkurt të 2018.

Në Itali, 10 gazetarë janë nën mbrojtjen e plotë të policisë ditë e natë, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë.

Raporti i Reporterëve pa Kufij:

raporti-konica.al