MENU
klinika

Nga New York Times

Melodrama e Brexit, historia më e mërzitshme në botë…

15.12.2018 - 11:19

Asgjë nuk do të ndryshojë. Detajet janë  vendosur. Dhe të gjitha këto do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë.

Kohët e fundit, politika britanike më kujton “Lost”, serialin televiziv të vitit 2000.

Shfaqja kishte të bënte me një grup të të mbijetuarve nga rrëzimi i aeroplanëve. Kishte rreth 400 karaktere të rëndësishme. Nëse nuk e kishe pare një javë serialin, ishte pothuajse e pamundur të arrije ta kuptoje përsësi, por megjithatë nuk pati asnjë ndryshim të madh gjatë 121 episodeve të shfaqjes. Secili prej tyre përfshinte të njëjtin grup njerëzish të braktisur në një ishull, duke u përpjekur të gjenin rrugën për shkak të gabimit që piloti i tyre kishte bërë në Episodin 1.

Shkrimi rreth Brexit, për një gazetar, është njëkohësisht i zhurmshëm dhe i shurdhët. Një gazetar tha “Pothuajse çdo ditë premton të jetë një ditë e madhe dhe e rëndësishme në historinë e vendit, por shumica e ditëve nuk sjellin asgjë të re.”

Publiku, ndërkohë, gjithnjë e më shumë mërzitet dhe pa interes është gati për ta kthyer faqen  e gazettes ose të ndryshojë kanalin. Kjo ka ndodhur vazhdimisht për më shumë se dy vjet, por brenda javës së fundit ka patur disa ndodhi të reja.

Java filloi mjaft premtuese. Parlamenti më në fund do të votonte po ose jo për marrëveshjen e largimit nga Bashkimi Europian. Momenti i dramës u afrua dhe pastaj u zhduk. Kryeministrja Theresa May ndaloi votimin në minutën e fundit. Rezultati? Ajo u kthye në Evropë, për më shumë negociata.

Por lëkundjet nuk kishin mbaruar akoma: Të nesërmen, kritikët e kryeministres në Partinë Konservatore nxitën një votë mosbesimi për udhëheqjen e saj.

Përfundimi ishte i njëjtë. Gazetarët u detyruan të shkruajnë edhe një herë, për fjalët e preferuara të kryeministres: “Asgjë nuk ka ndryshuar”.

kolana e librave

Raportimet e mediave janë pothuajse të gjitha njësoj. Ka në të njëjtën kohë një mijë histori, dhe vetëm një: Brexit. Vendimi i Britanisë për të lënë Bashkimin Evropian ka helmuar politikën. Gazetarët tani duhet të raportojnë për përparimin e helmit, konfiskimet, dështimin e sistemit, etj.

Pastaj, gjithashtu, është beteja për të bërë lajme interesante kur ajo përmban zhargone si “bashkimi doganor”, “backstop” dhe “marrëveshje e tregtisë së lirë.”

Brexit është, në zemër të saj, është një lloj melodrame.

Britania i ka premtuar Bashkimit Europian se nuk do të ketë kufij të vështirë irlandez. Por audiencat nuk e pëlqejnë dhe aq të dëgjojnë një frazë si “periudha e tranzicionit”.

Në fakt, mërzitja e popullit nga Brexit kohët e fundit u bë një pjesë e rëndësishme e strategjisë së kryeministres për shitjen e marrëveshjes: “Publiku britanik kërkon që Brexit të zgjidhet”, tha ajo para deputetëve dhe më vonë në një konferencë shtypi në Bruksel.

Por Brexit është ngjarja më e rëndësishme me të cilën ballafaqohet vendi në historinë e kohëve të fundit. Fakti që njerëzit janë mërzitur me të, nuk duhet të përdoret si armë politike.

Martha Gill është një gazetare politike që jeton në Londër.

Nga New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…