MENU
klinika

Serie A, java 14

Mes Romës e Interit fitojnë…rivalët

02.12.2018 - 22:30

Plot 4 gola në “Olimpico”, por mes Romës dhe Interit nuk ka pasur fitues, me kryendeshjen e javës së 14-të që ka përfunduar në barazim 2-2. Të dy skuadrat kanë ndalur njëra-tjetrën, duke u bërë “nder” në mënyrë ekipeve rivale.

Spalleti u përball me të shkuarën dhe për shumicën e takimit, ekipi i tij po fitonte, por në dy raste Roma arriti të rikthehej në lojë.

Fillimisht, ishte Keita Balde që kaloi në avantazh zikaltrit, por Sengiz Under barazoi gjithçka në të dytën.

Vetëm 15 minuta më vonë, Icardi riktheu Interin në avantazh dhe dukej se ky do të ishte goli i fitores, por fjalën e fundit në këtë sfidë e tha Kolarov, duke vendosur rezultatin final, 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN