MENU
klinika

La Liga, Java 16

Messi 3 gola, Barça “shuplakë” Levantes

16.12.2018 - 22:40

Lionel Messi edhe njëherë tjetër ka treguar se vijon të jetë po aq i frikshëm si dikur. Ylli i Barcelonës ka shënuar 3 gola në fitoren 5-0 ndaj Levantes në transfertë, por duke dhënë edhe 2 asistet e golave të tjerë. Katalanasit mbajnë kreun me këtë fitore të thellë.

Në minutën e 35-tw Barcelona zhbllokon rezultatin me Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan ka shfrytëzuar më së miri krosin e Lionel Messi-t duke dërguar topin në rrjetë.

Tetë minuta më pas Messi dyfishon rezultatin pasi mposht portierin me një goditje të bukur nga brenda zonës. Pas pushimit Barça siguron fitoren me golin e tretë të shënuar nga, kush tjetër, Leo Messi. Këtë herë ai godet nga jashtë zonës me një goditje tipike të hidhur, duke trefishuar rezultatin.

Miqtë nuk e ulin ritmin dhe po kënaqen në fushën e lojës. Në minutën e 60’ erdhi tripleta e argjentinasit. Ishte një aksion fantastik i Barcelona-s, me Suarez që pason te Vidal brenda zonës ndërsa kiliani ia jep Messi-t me të parën. Messi e kishte shumë të lehtë ta shtynte topin në rrjetë dhe festa ka filluar për tifozët vizitorë.

Situata shkon nga shiu në breshër për vendasit kur Erick Cabaco del me karton të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme që bëri ndaj Dembele. Superioriteti numerik i ka mundësuar Gerard Pique të dalë përpara dhe të shënojë golin e pestë në minutën e 88’. Kaq mjaftonte për kampionët në fuqi, të cilët kanë marrë fitoren e 10-të të sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN