MENU
klinika

La Liga, java 17

Messi dhe Barcelona bëjnë “detyrën” e radhës

22.12.2018 - 20:35

Përballja e sotme në “Camp Nou” përfundoi me fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Celta Vigo. Një fitore e vulosur nga golat e Dembele dhe Messi, për të mbyllur këtë vit 2018 në krye të klasifikimit të La Liga në kuotën e 37 pikëve pas 17 javësh, 3 më shumë Atletico Madrid i vendit të dytë.

Kur kishin kaluar vetëm 11’ minuta nga fillimi i lojës, Dembele ka dërguar topin në rrjetë për të kaluar ekipin blaugrana në avantazh. Në të 20’ miqtë kanë shansin që të barazojnë rezultatin, teksa kërkojnë një penallti për prekje të topit me dorë në zonë nga Lenglet, por arbitri bën shenjë që të vijojë loja, duke injoruar prekjen flagrante.

Dhe nëse nuk shënon, atëherë do të pësosh, dhe këtë gjë dëshmoi Messi për Barçan. Në të 45’ argjentinasi ka dyfishuar rezultatin, sërish pas një kombinimi perfekt me Jordi Alba, që e ka nxjerrë të vetëm para portierit, dhe këtë herë numri 10 i katalanasve nuk ka gabuar.

Asgjë nuk ka ndryshuar as në pjesën e dytë, me katalanasit që kanë mbajtur të paprekur portën e tyre, duke patur shanse të tjera për të thelluar avantazhin, por pa mundur të dërgojnë topin në rrjetë, për të mbajtur të paprekur rezultatin e vendosur në përfundim të pjesës së parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN