MENU
klinika

Dueli i kampionëve

Messi flet për ftesën e Ronaldos në Serie A

27.12.2018 - 14:54

Pas ofertës që Cristiano Ronaldo i bëri rivalit të tij, Lionel Messi, për t’u transferuar në Serie A, portugezi ka marrë një përgjigje dëshpëruese nga argjentinasi, i cili synon të qëndrojë në Barcelonë edhe më tutje.

Argjentinasi dhe portugezi ishin rivalë mes vete për pothuajse një dekadë në La Ligë, që kur Ronaldo u transferua në Real Madrid nga Manchester Unitedit në vitin 2009.

Ylli i Barcelonës, Messi, dhe ish-ylli i Real Madridit, tani te Juventus, Ronaldo, ishin dy lojtarët kryesorë në Spanjë, por edhe në futbollin botëror. Për këtë arsye, mes tyre ishte krijuar një rivalitet.

ronaldo messi
ronaldo messi

Në Spanjë me Real Madrid, Ronaldo fitoi dy herë La Liga-n dhe katër herë Champions League. Në anën tjetër, Messi i ka fituar nëntë tituj të La Liga-s dhe po katër tituj të Ligës së Kampioneve.

Karriera e Ronaldos me Real Madrid mori fund këtë verë, pasi 33-vjeçari u transferua në Juventus për 112 milionë euro. Ai ka kërkuar që edhe Messi t’i ndjekë hapat e tij drejt Serie A, mirëpo Messi ka bërë të ditur se ai nuk e dëshiron një gjë të tillë.

“A do ta pranoj sfidën e Ronaldos për t’i bashkuar futbollit italian? Nuk kam nevojë për asnjë ndryshim. Jam me skuadrën më të mirë në botë”, – ka thënë Messi.

“Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë t’i ndryshojë skuadrat ose ligat për t’i vendosur vete disa sfida të reja. Jam në shtëpi dhe nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë” – është shprehur Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi flet për rivalin tij

Messi: Nuk e mendoja se Cristiano Ronaldo…