MENU
klinika

Copa Libertadores

Messi ndjek në “Bernabeu” River Plate-Boca

09.12.2018 - 21:17

Po luhet deri River Plate-Boca Juniors në “Santiago Bernabeu” prej orës 20:30 në kuadër të ndeshjes së dytë të finales Copa Libertadores dhe Lionel Messi është parë në stadium.

Ylli argjentinas ka vendosur që ta shikojë këtë ndeshje nga afër dhe në fotografi duket se ai është me djalin e tij në stadiumin e Real Madridit.

Takimi i parë në “Bombonera” u mbyll në barazim 2-2, ku për Bocan shënuan Abila dhe Benedetto, ndërkohë River barazoi dy herë rezultatin me anë të Prattos dhe një autogol të Izquierdoz.

Kujtojmë se ndeshja kthyese në stadiumin e River Plates ishte anuluar, pasi tifozët e kësaj skuadre kishin sulmuar autobusin e skuadrës së Bocas teksa po futej në stadium Antonio Vespucio Liberti. Pjesa e parë tani u mbyll 0-1 për Boca Juniors.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN