MENU
klinika

Deklarata

Meta ktheu ligjin për Buxhetin/ Rama: Presion mbi studentët

13.12.2018 - 14:17

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mosdekretimit të papritur të ligjit për “buxhetin 2019” nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ai e quan këtë fakt “interesant”, teksa thotë se presidenti ka zgjedhur kohën për të kthyer buxhetin e Shqipërisë, pikërisht pas prezantimit të kërkesave të LSI-së.

Megjithatë, për të kjo nuk përbën aspak çudi.

“Interesante. Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama.