MENU
klinika

Legjenda e Formula 1

Michael Schumacher mund të lëvizë…

17.12.2018 - 19:18

Një lajm i mirë vjen për legjendën e automobilizmit, Michael Schumacher. Pas deklaratës së Jean Todt, që javën e kaluar tha se ka parë garën e Çmimit të Madh të Brazilit së bashku me Michael Schumacher, sot ka ardhur lajmi se piloti gjerman, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, nuk ka më nevojën e shtratit për të qëndruar gjatë gjithë kohës i shtrirë.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës në vilën e tij, një shtëpi buzë liqenit të Lehman në Zvicër, është ndërtuar një dhomë e posaçme për kampionin e garave të automobilizmit.

Pra, duket se Michael Schumacher është i vetëdijshëm për veprimet e tij, madje është në gjendje edhe të shohë një garë të Formula 1. Po sipas “Daily Mail”, kostoja e shpenzimeve mjekësore të pilotit gjerman shkon në 55 mijë euro në javë.

michael schumacher
michael schumacher

Një shumë e konsiderueshme edhe pse pasuria e pilotit kap shifra marramendëse. Stafi mjekësor që kujdeset për shëndetin e Schumacher kap një shifër prej 15 personash, të gjithë njerëz të besuar të familjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN