MENU
klinika

Serie A, java 18

Milan ndalet përsëri, rrezikon vendin e 5-të

26.12.2018 - 14:22

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 18-të së Seria A. Milan është ndalur përsëri, kësaj here 0-0 në fushën e Frosinones. Katër ndeshje pa fitore (3 barazime dhe një humbje) dhe tashmë kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin edhe vendin e pestë.

Fillimi i pjesës së parë ishte i ekuilibruar. Më pas miqtë marrin frenat e lojës dhe, sidomos nga krahu i djathtë, nuk rreshtin sulmet dhe tentativat për gol, ku goditet edhe shtylla. Megjithatë, ishin vendasit ata që në mesin e pjesës së parë shënojnë gol.

Milan i falet “VAR”-it dhe arbitri sheh një faull në momentin e nisjes së aksionit të golit. Për pasojë, nuk ka gol dhe ndeshja nis e bëhet më interesante. Gjithsesi, përfundon në bardhësi fraksioni i parë.

Pjesa e dytë flet më shumë për Milan. Higuain është mjaft aktiv, por më shumë në rolin e pasuesit. Gjuajtjet e të tjerëve drejt portës ose priten nga portieri, ose përfundojnë jashtë. Një pikë për të dyja skuadrat vlen pak, pasi edhe Frosinone vuan e parafundit në renditje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Fair Play Financiar”

Milan nis betejën kundër UEFA-s