MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 17

Mjafton sërish 1 gol, Flamurtari thyen Kamzën

15.12.2018 - 19:00

Ashtu si një javë më parë ndaj Laçit, edhe ndaj Kamzës ka mjaftuar vetëm një gold he Flamurtari ka marrë dy fitore radhazi në fushën e vet dhe tashmë është vetëm 3 pikë larg vendit të dytë. Europa nuk është më utopi për vlonjatët, ndërsa Kamza vuan në fund të renditjes.

Vendosi ndeshje kapiteni Tomislav Bushiç, i cili me kokë arriti që të ndëshkonte Kamzën pas një goditjeje këndi. Ndeshje të tilla vendosen nga episodet dhe kështu ndodhi. Fusha ishte rënduar prej reshjeve të shiut dhe normalisht ndikoi në përformancën e të dyja ekipeve.

Kamza u mundua shumë, por në aspektin ofensiv ishte i pafuqishëm. Skuadra e Gjokës e bllokoi në pjesën më të madhe të lojës ekipin vlonjat. Në fund Hyseni mund të shënonte edhe golin e dytë, por gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 dhe Flamurtari mban hapin e skuadrave që ndodhen mbi ta në klasifikim.

FLAMURTARI – KAMZA    1-0

Bushiç 67′

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Torasa (Musta 68′), Alvesh (Mustafa 74′), Kale, Bushiç (Hyseni 80′). Trajner: Ilir Daja.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Bonani, Arrabal, Idrizaj, Rezi (Zisi 67′), Malaj, Mehmeti, Fukui (Roloviç 72′), Plaku, Martinena (Mumajesi 86′). Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Devis Korreshi, Alfred Shkreta, Laver Alla.

Karton i verdhë: Kale72′, Usezini 81′, Siljanovski 83′ / Frashëri 41′, Bonani 60′, Mehmeti 62′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN