Menu

Protesta

Modeli francez në Tiranë, “jelekët e verdhë”: S’tërhiqemi!

03.12.2018 - 18:53

Gratë dhe vajzat e zonës së Astirit të veshura me “jelekë të verdhë” kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për të prishur shtëpitë e tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me çmimin e tregut.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Me thirrjet “shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, ato shprehën vendosmëri për rezistencën e tyre.

Protesta e banorëve të “Unzës së Re” sot ka hyrë në ditën e 30, ndërsa kanë theksuar para mediave se nuk do të tolerojnë asnjë ndërhyrje në kundërshtim me ligjin nga strukturat qeverisëse.