Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka paralajmëruar se sot në Bruksel do të mbahet takimi me liderët e Baallkanit Perëndimor.
Në takim priten të marrin pjesë 6 presidentë dhe kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por mesa duket kryeministri Edi Rama do të mungojë.
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen këtë mërkurë në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mogherini ka ftuar nga presidentin kosovar Hashim Thaçi, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin malazez Milo Gjukanoviç, kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç. Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk do të marrë pjesë në këtë takim.
Ulja e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç në një tavolinë të përbashkët për zhvillimet e fundit, vjen një ditë pas përballjes së tyre në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku diskutuan mbi vendimin e Parlamentit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri.
Kjo është hera e parë që Federica Mogherini fton një takim të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimor. Më herët, ajo ka pasur takime të ndara të presidentëve dhe të kryeministrave.