MENU
klinika

Ekspozita e Arben Theodhosit

Morali në portat e së kaluarës dhe së tashmes

29.12.2018 - 12:54

Nga Eugent Kllapi/

Në faqen e tij personale shkruhet: ‘’Vështroj disa prej pikturave të mia më të dashura dhe nuk arrij të kuptoj se cila pjesë e imja i ka realizuar, kerkoj ndihmën njerëzore por çdoherë përfundoj duke ndritur kokën lart. Lart në mjedisin blu që e quajmë ‘’qiell’’ unë vazhdoj të kërkoj ndihmën siç e kërkuam mijëra vjet të shkuara paraardhësit e mi, të cilët herë-herë harronin se ajo që ndodhej në qiell ishin ata vete. Është pavetëdije të thuash se nuk e dinin: ata thjesht harronin sikurse harrojmë edhe ne sot, e  kësaj dite në përmasa shumë të mëdha’’

Atij i pëlqen të luajë me ndërgjegjen, moralin, artin, vlerat shoqërore. Arti i tij vjen përtej ndjesive, aty ku fillon mendimi me perceptimin ai bashkon këtë fundvit 19 piktura domethënëse.

Një retrospektivë e historisë së piktorit Arben Thedhosi me ese ‘’Zotëria kureshtar’’ ka ardhur në Tiranë në Galerinë e Arteve. Me 19 tablo piktori do të sistemojë një qëndrim të fortë të tij për retrospektivën historike në lidhje me ndjenjat tona, moralin, me jetën dhe ndryshimin midis jetës, historisë dhe moralit nga koha në kohë. Si qëndron morali i tij në këtë retrospektivë?

Sa më larg të mundohesh të shohësh sipas autorit, aq më pak mund të gjykosh se është e moralshme.

Sipas autorit loja e së shkuarës ka gjithmonë të vendosura dritare, porse këto janë figura, gjithmonë ka figura sipas tij, si në të ndërgjegjshmen e njeriut, shoqërisë, dhe në të pandërgjegjshmen e tyre, në këtë kuptim çdo gjë sipas tij është imazh.

Nëpërmjet abstraksionizmit që parafytyron një ndjenjë më të thellë, nëpërmjet portreteteve njerëzore vjen si subkoshiencë për t’u blatuar në ndërgjegje shoqërore në një mesazh ekspozite.

Mbase ky mesazh duhet të përcillet te të gjithë për të kuptuar vetveten tonë nëpërmjet udhëtimit nga sistemi komunist në sistemin demokratik. Në një udhëtim me shumë udhëkryqe që na detyrojnë të tjetërsohemi në kuptimin tonë si shoqëri.

Nga student në Institutin e Lartë të Arteve përfundon në minierë. Nga djalil i Koço Theodhosit, ministër i Industrisë e Minierave gjatë regjimit komunist, në djalin e dreqit për një sistem politik që vret sistem shoqëror. Ai më shumë se të vritej u kalit, një formë e plotë e kalitjes e ndihmoi atë të mbijetonte, ishte arti i tij.

‘’Në fillim ndikoi me një stres të fortë, por duke jetuar për mbijetesë bëhet përvojë. Në një farë mënyre edhe vuajtja është një nga format kryesore të ndriçimit” thotë piktori.

Për herë të parë ai hap një ekspozitë në Galerinë e Arteve pas viteve 1990 atëherë kur një mur shembet dhe një mur tjetër ngrihet. Sikur neve na duhen gjithmonë mure për të ekzistuar.

Për Arben Theodhosin që ka pasur pikë takimi dhe me parajsën, dhe me ferrin ky udhëtim vjen kështu, nëpërmjet 19 punimeve me vaj, nëpërmjet udhëtimit në kohë që nga 1977, ku fati i tij nuk i shtroi pekule, nuk e bekoi me vaj, por uthull, për t’u ropatur nëpër minerë pa domethënie, ideale të një të ardhme të zymtë nëpërmjet gurëve të minierave të akullta, të lagështa, por sepse kjo përvojë njeriun e kalit më shumë për përvojë, madje e bën më të çelur në mënyrën e të konceptuarit.

Dhe ai mendon tashmë se, sa më larg të shohësh në largësi, aq më pak gjykojmë se çfarë është e moralshme. Pse a mund të gjykojmë ndryshe moralin në kohë? Morali si vlerë e vendosur nga vetë shoqëria ndryshon me kalimin e kohës, shumë kuptimësi zbehen, të tjera forcohen, por siç thoshte dikur filozofi Seneka:

‘’Mëkatet e të tjerëve i kemi para syve tonë, mëkatet tona i kemi pas shpine’’

Gjykimi se çfarë është e moralshme dhe çfarë është historia nëpërmjet kriticizmit sipas tij vendoset në këto 19 tablo modeste ku bukur ndërthuren portrete, por që japin mesazhe të forta nëpërmjet ngjyrës së kuqe që karakterizohet në shumë punime të tij. Bashkë me të hyn dhe ndërthuret grija. Të dyja japin një kontrast të fortë dhe ngjiten nëpëmjet tjetrës në mesazhe.

Çdo gjë është imazh, madje dhe parafytyrimi nëpërmjet perceptimeve tona është mesazh, por ky mesazh përcillet më fortë në ato ndërgjegje ku kanë darkuar e fjetur në hotele që  quhen ferr e dreqër, edhe parajse, edhe në rrugën e shtruar me pekule ku vlerësojnë artin në shoqërinë perëndimore, edhe në ato rrugë ku këmba është bërë shollë nëpërmjet gjëmbave të së shkuarës.

‘’Zoti kurreshtar’’ thotë ai është udhëtim në kohë nëpërmjet të sotmes, nga 2018, për të vajtur aty te errësira ku është mbrujtur e ndërgjegjshmja jonë, në ato ndrydhje të forta të 1977.

Me laps e grafit e deri te punimet me vaj ai kurrë s’ka rreshtuar për të menduar art. Sot në “Zoteria kureshtar” ideja është se ne i jemi kthyer interes për historinë.

Rikthehemi te e kuqia, ajo është ngjyrë me mesazhe të forta, diku shpreh dashurinë, diku jetën dhe vdekjen, diku simblikën që kalit një komb nëpërmjet flamurit, e kuqia e Onufrit ishte më e kuqërremtë për t’u identifikuar në mesjetë, dhe e kuqia e ndërthurur me gri në nuanca e autorit sikur sjell një rijetësim nëpërmjet së sotmes për të kuptuar a kemi ne moral, a ndryshon morali jonë, a mund të falim si dhe të moralizojmë, po ata që janë të pamoralshëm a kanë moral në vetveten e tyre, ata që nuk kanë pasur moral a mund të bëjnë moral sot?

A e duam ne të mirën ndaj të keqes, apo gjithmonë ajo vjen e pandërgjegjshme ashtu si e djeshmja do të thojë?

E gërshetuar me ngjyra të tjera e sidomos gri, ajo vjen si njeriu me proceset historike, nëpërmjet kohës, morali nëpërmjet njeriut dhe kohës, dhe ai nëpërmjet mesazhit të vet me gërshetimin e ngjyrave dhe figurës njerëzore kohore, ashtu si mendon ai.

E kuqia e tij është ngjyra dominuese në ekspozitë, sipas tij është rijetëzim i kureshtjes dhe i moralit njerëzor.

Po e kaluara që ka kaluar në një vargmal antimorali a mund të ketë një moral të ri, që do të thotë të jetë e rijetëzuaar në një moral të gjithashmëm shoqëror të falur por të paharruar në dramat?

Mos vallë morali nënqesh dramën e një shoqërie që gjithmonë ecën në moton e tragjekomedisë së tij? Edhe kjo, e gjitha është një kureshtje që rizgjohet kur sheh pikturat e autorit.

Për autorin është mirësia për të mospërsëritur gabimet. Po mos vallë ato që më parë janë quajtur gabime harrohen nëpërmjet kujtesës, ashtu në një fare mënyre si dikur Niçja thoshte:

‘’Kujtesa më thotë që e kam bërë unë këtë, krenaria më thotë që s’e kam bërë unë këtë, dhe kujtesa tërhiqet’’

Sa më larg të hedhim vështrimin, aq më pak mund të gjykojmë moralin. Mos vallë ne duam të tërhiqemi për të kujtuar ato gjëra që duam ne?

 E pra kjo vjen si një ekspozitë që më shumë se sjell punime në vaj, ngroh në këtë fund viti me mesazhe universale njerëzore, atë se kush jemi, nga vijmë, në çfarë distanca mbrujtemi si karakter shoqëror dhe si do të vijojmë rrugëtimin tonë.

Do ta vazhdojmë këtë rrugëtim me përsosje dhe stërhollim të katrahurave të vjetra, aty ku nënndërgjegjia ka formuar psikoza dhe neuroza gjithfarëshe për të shmangur veten tonë idilike, apo duhet një retrospektivë në formë kritike për t’u përballur me të drejtat dhe detyrimet që kemi që pas rënies sëë Murit të Berlinit, të një kohe ku ne i thamë stop mendësive të vjetra po nuk i harruam.

Të gjitha këto mund të thurren rrjetëzimesh në art dhe sidomos mund të thurrin shporta mendimesh në një art që quhet me emrin ‘’Zotëria kureshtar’’ që vjen e 11 në rrugëtimin e piktorit Arben Theodhosi.

E nis me përvojat e së shkuarës, por sipas tij është e vështirë koncepti i vjetër edhe i ri i njohjes së historisë mbi bazën e principit moral.

Përderisa e keqia vazhdon nëpërmjet genicidit, luftës, dhunës, tragjikes atëherë është e vështirë, koncepti kolektiv ndeshet në një luftë të përhershme në mijëra vjet për të bërë qytetërime, duhet të kalosh në këto rrugë të shtruara me gurë me gdhënçka, ku si këmbët plot kallo mendimet duhet të kenë kakllo neuronesh që quhen përvojë, përvojë që e bën njeriun artist. Ky art duhet të jetë i hapur, njohja historike duhet të jetë trasparente si e kuqia plot ndërthurje formash njerëzore.

Artisti gjithmonë do të bashkojë shoqëroren nëpërmjet paqes me art, sa e vështirë dhe domosdoshmëri për kohën sot.

Në shkallaret e ekzistencializmit  të tij aritstike ai vjen në vitin 1991 në ekspozitën ‘’Forbiten Art’’ në Vienë. Në vitin 1992  ai hap ekspozitën vetiake në Galerinë Kombëtare të Arteve me 40 punime në vaj, punime që kanë kaluar nga përjetimet e tij të vështira në kohën e internimit. Morali i atëhershëm të donte nën rrethim gjembash.

Në vitin 1993 përfundon studimet si si student, të ndërprera nga regjimi i atëhershëm me burgosjen e babait që ishte një nga eksponentët e dikurshëm më të rëndësishëm. Morali i atëhershëm, fajet e etërve ua hidhte kurrizit të të bijve.

Në vitin 1994 ai hap një ekspozitë në qendrën e Dizajnit të sponsorizuar nga William Walters. Me pikturën ‘’Arka ai merr çmimin e parë ‘’Onufri 95’ në vitin 1995. Në 1996 hap përsëri një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ai nga vitet 1998 është emigrant në Greqi. Aty ka mundësi të punojë në dy galeri: ‘’Aretas’’ dhe ‘’Plaka Gallery’’ (pikturë dhe restaurim). Në Toskana të Italisë në vitin 2000 ai hap ekspozitën të sponsorizuar nga IOM, UCODEP.

Viti 2005 e zë në Hollandë, në Hagë me një ekspozitë e organizuar nga Ambasada shqiptare. Në një ekspozitë kolektive me piktorët  Gazmend Leka, Lumturi Blloshmi, Hasan Nallbani, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve në 2007 për nder të Nënë Terezës.

Ai është fitues i çmimit të ekspozitës ndërkombëtare ”Onufri” të vitit 1995.

Ka punuar kryesisht në një art abstraksionist dhe ekspresionizëm e artit të traditës. Për të i rëndësishëm është figura njerëzore dhe kjo duhet të jetë gjithmonë në qendër, pra njeriu.

Dhe së fundimi, piktorin për këtë fundvit ai erdhi me 19 punime në vaj me mesazhe dhe artin e tij më profesional se kurrë. Nuk duhet humbur pa u parë, nëpërmjet të kaluarës njohim gjithmonë më mirë të tashmen!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN