MENU
klinika

Nga Leonora Buçinca

Mos e transformoni të mundurën në pamundësi

04.12.2018 - 15:03

Një burrë, i cili e kishte humbur gruan gjatë lindjes, po e rriste femiun vet dhe e donte më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

Një ditë, ndërsa ai ishte larg shtëpisë, plaçkitësit dogjën nje pjesë të madhe të qytetit dhe rrëmbyen djalin e tij.

Kur ai u kthye ne shtepine qe tashme ishte djegur, ai ngatërroi një nga kufomat e djegura, mendoi se ishte djali i tij.

Plotësisht i shkatërruar nga dhimbja, ai e dogji trupin e pajetë dhe hirin e tij e vendosi në një enë të mbyllur hermetikisht dhe e vendosi në vendin më të mirë në shtëpinë e re.

epamundura-dhe-e-mundura

Pak ditë më vonë djali, i cili kishte arritur të shpëtojë nga plaçkitësit, u kthye në shtëpi dhe trokiti në derën e shtëpisë që babai i tij sapo kishte ndërtuar.

Babai pyet se kush është. Kur djali i përgjigjet: “Unë jam djali yt, të lutem, më lejo te hyj brenda”, babai shtrëngon fort enën (me hirin brenda) në gjoks dhe mendon që ndonjë djalosh i lagjes po i bën këtë shaka mizore.

“Largohu, largohu”, bërtet.

Djali vazhdon të trokasë në derë dhe i përgjërohet babait të tij ta hapë derën. Megjithatë, ai i bindur se nuk ishte biri i tij, i thoshte të largohet.

Në fund, djali dorëzohet. Largohet dhe nuk kthehet më kurrë “.

Kjo histori, e cila është pjesë e një koleksioni të shëmbëlltyrave budiste, mund t’ju duket absurde, por e vërteta është se në disa raste edhe ne kemi vepruar si babai i këtij rrëfimi.

NE E TRASFORMOJMË TË MUNDURËN NË TË PAMUNDUR ÇDO HERË QË:

– Lidhemi për një ide dhe supozojmë se është e vërtetë absolute dhe e pandryshueshme, kështu që mbyllim derën e mendjes sonë dhe parandalojmë hyrjen e së vërtetës.

– Bëhemi viktima të paragjykimeve të konfirmimit, mendërisht i vëmë re vetëm detajet që konfirmojnë versionin tonë të ngjarjes, ato që na lejojnë të besojmë atë që besojmë, duke neglizhuar dëshmi dhe argumente te kundërta.

– Ne e ngatërrojmë konceptin e mundësisë në të pamundur, dhe nuk dëgjojmë kur mundësia troket në derën tonë.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këtë paragjykim, sepse kokëfortësia, duke na mbajtur të kapur ndaj ideve të caktuara për të “mbrojtur” të kaluarën ose për ta mbajtur egon tonë të paprekur, mund të na bëjë të humbim atë që duam.

Nuk duhet të harrojmë se krenaria dhe ngurtësia janë arsyet kryesore përse ne i shkatërrojmë marrëdhëniet tona ndërpersonale.

Si babai i ketij tregimi sa per shembull, mund të humbasim njerëz të rëndësishëm për ne, ose të humbasim raste të mëdha, vetëm për shkak se ne nuk kemi qenë në gjendje të konstatojmë shenjat që po humbnim.

Mos e transformoni të mundurën në pamundësi

Ekziston një dallim i rëndësishëm, të cilin shpesh e kemi lënë pas, mes asaj që mund të quajmë të pamundur dhe asaj që është e pamundur. Ka fakte që nuk kanë gjasa, por edhe kështu, ato përmbajnë brenda vetes farën e mundësisë.

Shumë herë, kjo varet nga ne se sa e ujisemi dhe kujdesemi për atë farë qe kemi mbjelle ne mendje në mënyrë që ajo të mbin dhe të rritet.

Nuk mund të rreshqasim në gabimin e të menduarit se gjërat e mundshme janë të pamundura, sepse në këtë mënyrë përjashtojmë shtigjet më emocionuese, të cilat mund të na ndihmojnë të rritemi dhe të na japë kënaqësinë më të madhe. Gjërat që nuk kanë gjasa janë zakonisht sfida të mëdha dhe në këto sfida ne rritemi si njerëz dhe provojmë aftësitë tona.

e pamundura dhe e mundura-konica.al

Pse e bëjmë të pamundurën të pamundur?

– Nga frika. Disa situata, sidomos ato që i perceptojmë si sfida, mund të krijojnë njëfarë frike sepse zakonisht ato përmbajnë një doze të mirë pasigurie. Dhe normalisht nuk na pëlqen pasiguria, preferojmë sigurinë. Në ato raste, frika mund të na bllokoj.

– Për rezistencë ndaj ndryshimit.

Kur një situatë është shumë e ngarkuar dhe përmban shumë elementë të reja që shkojnë përtej asaj që dimë, mund të zhvillojmë rezistencë ndaj ndryshimit, ne qëndrojmë në dëshirën për të qëndruar në zonën tonë të rehatisë.

– Për kokëfortësinë.

Ka raste kur, për të marrë diçka, duhet të heqim dorë nga gjëra të tjera. Sidoqoftë, nuk jemi gjithmonë të gatshëm të pranojmë se jemi gabim, kështu që ne preferojmë të qëndrojmë besnikë ndaj ideve tona, edhe nëse ato nuk na lejojnë të rritemi dhe mbyllin rrugen për mundësi me të mira.

– Për mungesë besimi.

Shumë njerëz nuk janë të penguar nga mungesa e kapaciteteve, por nga mungesa e besimit. Kur nuk i besojmë asaj që jemi në gjendje të bëjmë, tentojmë të mendojmë se gjërat e mundshme janë të pamundura për ne. Është vetem një justifikim për të mos provuar.

Përfundimisht, Hermann Hesse na jep nje këshille të shkëlqyer: “derisa te lind e mundshmja, e pamundura duhet të provohet vazhdimisht.”

Dhe Eleanor Roosevelt na tha: “Duhet të bësh gjërat që mendon se nuk mund të bësh”.

Kujdesu te mos bëheni pengesa kryesore e vetes.