MENU
klinika

Reagon portugezi

Mourinho në “lidhje sekrete” me vajzën 14 vite më të re

23.12.2018 - 12:52

Mediat britanike vazhdojnë ta godasin portugezin Mourinho edhe pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Manchester United.

“The Sun” ka shkruar së fundmi se 55-vjeçari thuhet se ka zhvilluar disa “festa ekzotike” në disa vende të botës me Prue Carter-Robinson, e cila është 14 vite më e re se portugezi.

Sipas “The Sun”, ka pasur edhe një reagim të shkurtër nga Mourinho, i cili ka thënë: “Nuk e di për çfarë po flisni”. Por tashmë në media kanë qarkulluar edhe disa fotografi!

Trajneri portugez është i martuar prej 30 vitesh me Matilde, e cila së bashku me dy fëmijët e çiftit qëndroi në shtëpinë e tyre në Londër gjatë kohës kur Mourinho drejtonte Manchester United.