MENU
klinika

Parashikimet e Komisionit Europian

Si do ndikojë ‘mpakja’ e energjisë në ekonomi?

11.12.2018 - 09:01

Komisioni Europian, në përditësimin më të fundit të ecurisë së ekonomisë europiane,parashikon se, vitin e ardhshëm rritja ekonomike e Shqipërisë do të ngadalësohet. Kjo shpjegohet kryesisht me faktin se prodhimi energjetik pritet të bjerë, duke iu larguar niveleve të vitit aktual.  Prodhimi i lartë i energjisë solli edhe shifra të fryra të rritjes ekonomike.

Komisioni Europian projekton një rritje ekonomike në 4.1% këtë vit, dhe 3.9% vitin e ardhshëm si dhe në 2020. Vetëm një muaj më parë, kur publikonte raportin e ecurisë ekonomike të vendeve kandidate. Komisioni Europian fliste për një rritje ekonomike të Shqipërisë në 3.6%, ndërsa sot flet për 4.1% rritje ekonomike. Për vitin e ardhshëm, projeksionet mbeten të pandryshuara.

Në terma të përgjithshëm, Komisioni Europian nënvizon faktin se, shpenzimet familjare do të vijojnë të jenë lokomotiva e rritjes ekonomike, duke marrrë shtysë edhe nga kushtet e favorshme të kreditimit, inflacioni i moderuar së bashku me rritjen e punësimit dhe rritjen e moderuar të pagave.

Paralajmërimet e vazhdueshme të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, në lidhje me varësinë e financave shqiptare nga kushtet e motit, po dalin të bazuara, duke u kthyer në realitet. Moti, së bashku me përfundimin e investimeve të huaja madhore në vend, si TAP dhe Devoll , duket se do të jenë nxitësit kryesor të ngadalësim ekonomik të vendit tonë në vitet e ardhshme, nën 4%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN