MENU
klinika

Fundvit Muzike

Muzika e ‘’Prishtina Brass’’ do të gjallërojë Prishtinën

25.12.2018 - 14:49

Prishtina jehon përsëri me koncertet e saj për fundvit. Ky fundvit po vjen më i zjarrtë se kurrë me meloditë dhe performancat e koncerteve. Në vazhdën e këtyre veprimtarive të rëndësishme artistike vjen dhe “Prishtina Brass”.

Ajo do ta përmbyllë vitin 2018 me 3 koncerte të saj të cilat do të mbahen në qytetin e Pejës dhe Prishtinës.

Me 26 dhjetor në orën 18:00, ansambli i tunxhit të ‘’Prishtina Brass‘’ dhe mezzo-sopranoja Fjolla Ratkoceri do të prezantohen para publikut të Pejës, në sallën e Fakultetit të Arteve në Pejë. Zërat me mezzo-sopranot janë shumë të veçanta dhe shumë të rralla për t’u indetifikuar dhe gjetur, kjo në melodinë e tunxhit duhet të ketë një performancë mbreslënëse.

Kurse në Kino Armata publiku i kryeqytetit do të shijojë koncertin e ”Prishtina Brass” në orën 19:00 më 27 dhjetor.

Prishtina Brass” që është ansambël frymorësh dhe instrumentesh tunxhi, në datë 29 dhjetor në orën 20:00 në të shumtën e aktiviteteve aktiviteteve kulturore që mbahen në sheshin kryesor me rastin e tregut të fundvitit, e ndihmuar dhe e organizuar kjo edhe nga Komuna e Prishtinës.

Janë të rralla ansamblet me instrumente tunxhi, po aq sa mezzo-sopranot. Kjo do të thotë që fund vitit do të vijë unikal dhe i papërsëritshëm, shumë i veçantë në llojin e vet në Prishtinë.

Ky Ansambël përbëhet nga profesionistë. Të gjithë instrumentistët e ansamblit janë pjesë e Filarmonisë së Kosovës, ndërsa ansambli si i tillë funksionon edhe në kuadër të FSK-së (Forcës së Sigurisë së Kosovës).

Ansambli rëndësi të veçantë i kushton sidomos muzikës shqipe, duke mos përjashtuar edhe muzikën jazz. Prishtina Brass njihet si promotor i muzikës në hapësira publike.

Për disa vite ka realizuar një numër të konsiderueshëm të koncerteve nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Kosovës.

Ansambli që nga viti 2012 kur ka filluar së funksionuari, ka dhënë shumë koncerte dhe prezantimesh të ndryshme në Kosovë dhe rajon, si dhe ka realizuar për 5 vite radhazi turne koncertesh.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN