MENU
klinika

Publicistika Letrare

Nasho Jorgaqi merr titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit

26.12.2018 - 13:24

Nasho Jorgaqi, një nga shkrimtarët më të njohur në rang kombëtar me librat e tij të bukur u shpall ‘’Qytetar nderi’’ në Elbasan. Në Bibliotekën “Qemal Baholli” në një ceremoni të zhvilluar të Elbasanit. Këshilli i Qarkut të këtij qyteti e nderoi me titullin “Qytetar nderi” shkrimtarin, studiuesin, përkthyesin e poetin Nasho Jorgaqi.

Ishin të shumtë inelektualët që morën pjesë në këtë event, në mes të inelektualëve, shkrimtarëve, kryetari i Qarkut të Elbasanit, por edhe në mes të artdashësve të shumtë.

Për jetën e tij në mënyrë të hollësishme foli zoti Bukurosh Stafa, bëri një përmbledheje të hollësishme të krijimtarisë letrare të Nasho Jorgaqit dhe jetës së tij. Ndër të tjera përmendi edhe dy firmëtarët e aktit të ngritjes së flamurit më 25 nëntor 1912 në Elbasan, Nikolla e Serafin Jorgaqi.

Kryetari i Qarkut në dorëzimin e titullit, u shpreh: “Meqenëse Nasho Jorgaqi është një figurë poliedrike, e kishim shumë të vështirë që motivacionin ta përmblidhnim në pak fjalë …

Megjithatë, konkluduam kështu: “Për merita të veçanta dhe kontribut të shquar dhënë në fushën e letrave shqipe si shkrimtar, studiues, biograf, përkthyes, intelektual, patriot, antifashist, përfaqësues i denjë i qarkut të Elbasanit”.

Kryetare e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, dega Elbasan Znj. Xhuljeta Graceni, shprehu mirënjohje për krijimet e Nasho Jorgaqit me temën e Luftës dhe të dëshmorëve e veçanërisht, për  veprën kushtuar Qemal Stafës, duke e cilësuar atë si monumentin më të madh letrar kushtuar atij.

Më pas morën fjalën nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Klevis Xhoxhi, shkrimtari Fatmir Musai, përkthyesi Bardhyl Toda.

Profesori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Ilir Yzeiri, për figurën e Nashoj Jorgaqit u shpreh se:

“Ai është ndër të rrallët studiues, ndoshta, që ka njohur, ka hulumtuar, ka studiuar dhe i ka paraqitur publikut shqiptar kontributet letrare të krijuara në të gjitha hapësirat anekënd globit ku jetojnë shqiptarë: në Shqipëri, Kosovë, te arbëreshët e Italisë, në Zarë të Dalmacisë, në Greqi, SHBA e kudo…

Lloji i studiuesve të Nasho Jorgaqit sa vjen e po rrallohet, por tani vonë ai të mahnit me entuziazmin, energjinë dhe pasionin për të ndihmuar përsëri që trupi i sëmurë i kulturës shqiptare të mund të dalë nga koma e thellë ku ka rënë…”.

Ilir Mborja theksoi se: “Nasho Jorgaqi është një shkencëtar me shpirt artisti, po aq sa një artist me dije shkencëtari. Me veprën e tij të shkruar ai ka ruajtur më së miri shenjtërinë e artit dhe të shkencës.

Gjithmonë i vërtetë e i ndershëm edhe në kushtet social-politike në të cilat u zhvillua një pjesë e krijimtarisë së tij madhore, Nasho Jorgaqi mbetet nga të paktët personalitete në kohën e sotme (mbushur me kameleonë politikë), tek i cili triumfoi shpirti i ndershëm i një poeti, misionar i së vërtetës.’’

Më pas e morën fjalën drejtoresha e Bibliotekës zonja Aida Gashi, piktori Xhemal Lufta, lexues dhe pjesëmarrës të tjerë.  Në emër të familjarëve përshëndeti ish-drejtori i shkollës Pedagogjike, z. Grigor Kallajxhiu.

Nasho Jorgaqi, në fjalën e tij i cili falënderoi organizatorët dhe autoritet shtetërore të Elbasanit për nderimin e lartë që iu bë.

Titujt që i janë dhënë Nasho Jorgaqit janë të shumta. Ndër to, Dropulli e ka shpallur Nasho Jorgaqin “Qytetar Nderi”, shteti i Malit të Zi e ka shpallur atë “Nderi i Orës së Maleve”.

Në Kalabri është cilësuar  “Krenaria Arbëreshe”, komuna e Çivitës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë i ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Universiteti “Fan Noli” në Korçë i ka dhënë titullin ‘’Doktor Honoris Causa’’.

Ai mes emocionesh theksoi se ndjehej shumë i prekur nga ky vlerësim, të cilin e ndante me të gjithë parardhësit e tij elbasanas të shquar.

Në fund, në kërkesat e autografëve të shumtë të artdashësve të tij, në ambientet e bibliotekës u mbyll dhe ceremonia.

E.K

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit