MENU
klinika

Krijimtaria artistike

Ndahen çmimet letrare për 2017, kush fitoi?

20.12.2018 - 11:07

Në ambientet e këndshme të “Arturbinës” dhe në peshën e një publiku të ngrohtë dje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për letërsinë për 2017, për veprën letrare origjinale më të mirë dhe për përkthimin më të mirë.

Juria e këtij konkursi ishte e përbërë nga Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Olimbi Velaj, Agim Baçi, Alma Mile, Albert Gjoka, të cilat morën në shqyrtim gjithë prodhimtarinë letrare të vitit 2017.

Për vitin 2017 janë botuar rreth 700 vepra letrare të autorëve shqiptarë dhe 500 nga autorë të huaj të sjellë në gjuhën shqipe.

Nga kjo prurje për vitin 2017 sipas një seleksionimi do përzgjidheshin vetëm 2 fitues.

U zgjodhën 5 veprat më të mira të letërsisë shqipe për vitin 2017 në të cilat, një vepër autobiografike e Stefan Çapalikut, një përmbledhje me tregime nga Kim Mehmeti, 2 vëllime poetike me autore Adriatike Lamin dhe Entela Tabakun, dhe 2 romane, dhe ai i Henrik S.G.

Ndërsa pesë përkthyesit më të mirë u shpallën: Abedin Preza me veprën voluminoze të Ariostos, Alket Çani me një roman tronditës nga Agota Kristof, Aida Baro me Primo Levin, Bashkim Shehu me Bolanon dhe Erion Karabolli për përkthimin e një romani nga Samanta Schweblin.

Pas prezantimi u krye një homazh i shkurtër për poetin e mirënjohur të ndarë nga jeta vetëm dy muaj më parë, Fatos Arapi, u prezantuan të dhjetë kandidatët që ishin për konkurimin e çmimeve 2017.

Nga përzgjedhja e 5 veprave më të mira të krijuara aritstikisht ishte ajo e e Henrik S.G dhe për përkthimin e veprës më të mirë fitoi Aida Baro me Primo Levin.

Kryetari i jurisë Parid Teferiçi më pas dha një paraqitje të shkurtër të punës së jurisë nga ku u shpall fituesin e Çmimit të Përkthimit veprën e përkthyer nga Aida Baro, për përkthimin mjeshtëror të veprës së Primo Levit, “Armëpushimi”, me motivacionin:

 “Për besnikërinë e frymëzuar gjatë përcjelljes së një mesazhi nga shekulli tragjik i ideologjive, në shqipërimin e një dëshmie ku përjetimi në vetë të parë i çnjerëzores kthehet në përjetësim të imperativit etik të njerëzimit”.

Për krijimtarinë letrare u shpall fitues Henrik Spiro Gjoka me romanin “Sonatë për gruan e një tjetri”, me motivacionin:

 “Për trysninë e fortë evokative të prozës së tij, e veçantë në universalitetin që shpalos, ku personazhet dhe lexuesit luhaten së bashku mes ngutit të dëshirës dhe kohës së pamjaftueshme për kujtesën”.

“Armëpushimi” i përkthyer nga Aida Baro u përzgjodh në qendër të saj ka historinë e dhimbshme të Holokaustit, të mbijetuarve hebrenj nga makrabiteti i nazistëve në Luftën e dytë Botërore. “Armëpushimi” është dëshmia e një të mbijetuari nga kampet e shfarosjes së nazizmit.

Rruga e gjatë për në shtëpi jepet me përpjekje të jashtëzakonshme, ku më e rëndësishmja është të mbetet gjallë. Udhëtimi i kthimit të Levit kalon nga kampi i përqendrimit drejt atdheut për muaj me radhë në tërë Europën e shkatërruar nga lufta. Kjo temë e bëri Aida Baron të studionte këtë kontekst historik.

Nën peshën e emocioneve Aida Baro shprehet se më shumë se përkthim kjo vepër ka qenë një filozofi si Primo Levi, një shkrimtar italian me origjinë hebreje, një studim i tërë jetës së tij në kampin e përqëndrimit të Aushvicit, por edhe i filozofisë së tij.

Dhe puna e saj e palodhur në shqipërim u vlerësua si vepra më e mirë në gjininë e saj. Shumë e emocionuar ajo falenderoi të gjithë ata që i besuan shijeve të saj, botueses dhe prindërve.

“Sonate për gruan e një tjetri”, një roman nga Henrik S, ishte një vepër ndryshe, në pikëvështrimin e ndjesive të pamundura dhe vlerësimin e gjërave që mbart. Romani i Henrik S. G kalon në histori, rrëfime, ankthet më të fshehta të njeriut, momente seksuale.

Personazhi kryesor në këtë libër është një psikiatër psikoanalist, që mundohet të vendos rregull në jetën e pacientëve të tij, ku edhe vetë ai përfshihet në një histori pasioni me gruan e një tjetri.

Henri e ka përshkruar një psikoanalizë rëfimtare me teknikë në vetën e tretë. Henri është autor i shumë veprave dhe prej më shumë se tre dekada jeton në Francë. Shprehja e tij e goditur ishte:

‘’Pa artin e mirëfilltë do të ishim vetëm vegla pune të regjimit të kaluar.’’

Çmimet e konkursit të letërsisë i ndau ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ku u shpreh se ndihej e privilegjuar dhe u ndie shumë e kënaqur për eventin në arTurbina.

Vepra letrare më e mirë e vitit vlerësohet me pesëqindmijë lekë të reja. Ndërsa, vepra më e mirë e vitit e përkthyer vlerësohet me treqindmijë lekë të vjetra.

 

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN