MENU
klinika

Kinematografia në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

02.12.2018 - 21:53

Aktori i vjetër shqiptar, Luan Qermi, mësohet të jetë ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Qerim ka qenë shumë i dashur për shikuesit pasi ka luajtur mbi 70 role në teatër dhe kinematografi, por prej vitesh u tërhoq nga jeta artistike.

Edhe pse prania e tij me role ka munguar vitet e fundit, ai ka lënë kujtime të pashlyera në mendjen e shumë artdashësve.

luan qerimi-konica.al

Aktori Qerimi ka luajtura në disa role konkretisht si “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, e shumë e shumë role të tjera.

Ai lindi në Lushnjë me 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste.

luan qerimi-konica.al

Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Aktori i mirënjohur ka luajtur një sërë rolesh duke spikatur në film edhe në teatër, ndërsa ai ka interpretuar edhe në filmin artistik. Që nga viti 1989, aktori tashmë i ndjerë mbante titullin “Artist i merituar”.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët