Duket se infermierët do ta kenë të vështirë të protestojnë gjatë ditës së nesërme siç kanë paralajmëruar.
Ndaj tyre po ushtrohet presion për të mos marrë pjesë në protestë, duke marrë të gjithë emrat që kanë shprehur dëshirën për të protestuar për kushtet e tyre të punës.
Nga ana tjetër, drejtoria e spitalit ka ndryshuar turnet për infermierët që janë pjesë e shoqatës që organizon protestë, duke i nxjerrë turn të parë.
Në këtë mënyrë, u pamundësohet pjesëmarrja në protestë.
Ndërkohë, policia nuk ka miratuar kërkesën e shoqatës.
Në njoftimin e shpërndarë, infermierët kërkojnë plotësimin e 11 kushteve, përfshirë rritjen e pagave, heqjen e gabimit mjekësor si vepër penale, shpërblim për festat dhe ditët e pushimit, etj.