MENU
klinika

Flet mesfushori shqiptar

“Në Greqi ka shumë gjëra të çmendura”

05.12.2018 - 18:25

Pak ditë më parë, ai u konfrontua me presidentin e klubit AEK dhe natyrisht që menjëherë u bë gati ndërprerja e kontratës për Astrit Ajdarevic, mesfushori shqiptar, që në nëtorin e kaluar debutoi edhe me fanellën e Kombëtares shqiptare (miqësorja Turqi-Shqipëri 2-3).

Ajdarevic ka dhënë një intervistë për “gazeta.gr”, ku ka folur për skuadrën e tij aktuale, AEK, për titullin e parë të fituar në karrierë dhe të ardhmen e tij.

Dy vite tek AEK: “Ndodhem në një klub fantastik dhe shumë unik. Është një nga skuadrat më të mira që kam luajtur gjatë karrierës time dhe jam shumë i lumtur.”

Ajdarevic
Ajdarevic

Titulli i parë kampion: “Të jem i sinqertë, erdhi disi vonë. Gjithsesi, jam krenar që në moshën 24-vjeçare kisha një trofe shumë madhor në CV-në time. Kur fiton kampionatin, të gjithë kanë respekt për ty dhe kjo është diçka që më pëlqen shumë.”

Situata në Greqi: Këtu ka shumë gjëra të çmendura. Sidomos në futboll, ku disa situata janë shumë kaotike. Por mua nuk më shqetëson kjo gjë, pasi është natyra e popullit të Ballkanit të bëjnë kështu dhe unë vetë jam nga Ballkani.”

Goli më i rëndësishëm: “E di se shumë do të thoni se rrjeta kundër Olimpiakos është goli më i rëndësishëm për mua. Dhe vetë mendoj se është, por dhe goli kundër PAOK-ut ishte shumë i rëndësishëm”,- përfundoi Ajdareviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN