MENU
klinika

Humor sportiv në protestë

“Negociata? Kur Tirana të fitojë me Partizanin”

11.12.2018 - 12:15

Kryeministri Edi Rama për të disatën herë ka ftuar studentët të negociojnë për kërkesat e tyre, por ata vijojnë të protestojnë, shoqëruar me pankarta nga më të ndryshmet, disa edhe me sens ironie dhe humori.

Sot ka spikatur edhe një pankartë e vogël, ku janë përfshirë dy ekipet kryeqytetase, Tirana dhe Partizani. Derbi duket se është i pranishëm edhe në protestë.

“Negociata? Kur Tirana të fitojë me Partizanin” – shkruhej në pankartën, që duket se mbahet në dorë nga vajzë. Kjo është bërë virale nga tifozët e Partizanit, pasi Tirana nuk i mund prej 13 ndeshjesh radhazi…

Ndërkohë, protestës i është bashkuar edhe kapiteni i Teutës, Tefik Osmani. “Forca më e madhe (Ja vlen të mos shkosh në stërvitje dhe t’ju mbështetësh ju)”, – ishin fjalët e mbrojtësit të Teutës që shoqëronin një video në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin