MENU
klinika

Ligue 1, Java 15

Neymar-Mbappe s’mjafton, PSG ngec në të 15-n

02.12.2018 - 23:01

E vetmja skuadër që nuk ishte ndalur në Europë, PSG, më në fund, ka ngecur në barazim. Dhe kjo ka ndodhur në javën e 15-të të Ligue 1, kur Bordeaux ka barazuar 2-2 në fushën e vet ndaj yjeve të PSG-së.

Me 14 fitore radhazi nga starti, PSG kishte vendosur një rekord (kishte thyer atë të Romës me 11 fitore) dhe ishte në ndjekje të rekordit të Interit, me 17 fitore radhazi, por që zikaltrit i kishin në mes kampionatit. Por Bordeaux ka ndalur hovin e PSG-së.

Neymar shënoi e avantazhin për miqtë në minutën e 34-t, duke e mbyllur fraksionin e parë 0-1. Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit e Bordeaux gjejnë golin e barazimit.

Megjithatë, Mbappe rikthen avantazhin në minutën e 66-të, duke kaluar në 1-2. Kur u menduar se PSG regjistroi fitoren e radhës, Cornelius për vendasit barazon shifrat në minutën e 84-t, që do të mbeste në fuqi deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon