MENU
klinika

Pas Ritës e Duas...

Nga Britania vijnë vetëm suksese, tjetër shqiptare del në skenë!

29.12.2018 - 19:53

Pas Rita Orës ishte Dua Lipa këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare që e ka nisur rrugëtimin e saj të suksesit pikërisht nga Britania.

Por shqiptaret e muzikës nuk ndalen vetëm me këto emra pasi talente të reja janë duke dalë në skenë e duke arritur suksese të mëdha, të cilat nisin pikërisht nga Britania.

Tashmë duket se është radha e këngëtares së talentuar Amanda Koçi, e cila në muzikë njihet si Ava Max. Ajo ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Tirana dhe Saranda.

Ava Max është ngjitur në krye të top listës britanike me këngën “Sweet But Psycho”. “Billboard” raporton se shitjet e këngës së Ava Max kanë qenë masive.

Më parë, vajza me origjinë shqiptare ka pasur dy bashkëpunime me D.J e famshëm David Guetta dhe me Jason Derulo.