Të gjithë fëmijët lumturohen sa herë shohin Santa Claus-in, por kur ai vjen në formën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, gëzimi është edhe më i madh.
Obama ka lënë anash politikën dhe ka vendosur të vishet nën petkun e Babagjyshit të Krishtlindjeve. Obama ka surprizuar fëmijët e sëmurë që ndodhen në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Washington dhe me një thes në krah ka shpërndarë për ta dhurata për festat e fundvitit.
“Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju,”-iu drejtua Obama të pranishmëve. “Kisha mundësinë të flisja me disa fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj situatën ku ndodhen infermierët, stafi, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston.”