23.12.2018 - 14:43
Luana Vjollca u detyrua në emisionin “Shiko kush Luan” të zbulojë detaje nga jeta e saj personale dhe moderatorja vendosi të tregonte emrat e njohur që ngacmojnë në rrjete sociale.
Një ndër ta ishte dhe DJ Calvin Harris. Ky ka përjetuar një histori dashurie me këngëtaren shqiptare Rita Ora para disa vitesh. Të dy sollën edhe hitin “I will never let you down” në 2014.
Ndërsa për emrat e tjerë me famë botërore që “gjuajnë” Luanën renditet dhe Tyga, i cili është ish-i dashuri i milioneres Kylie Jenner; reperi The Game dhe DJ Snake.
Se si kanë vazhduar bisedat mes bukuroshes dhe këtyre personazheve të njohur, këtë ndoshta kurrë s’kemi për ta marrë vesh…