MENU
klinika

Dossier

Ngjarjet që karakterizuan Kosovën për vitin 2018

30.12.2018 - 15:56

Çështjet politike, ekonomike, sociale dhe sportive përpjekjet për proceset integruese në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare, vizitat e shpeshta të zyrtarëve të huaj dhe protestat ishin disa nga çështjet kryesore të një viti më parë dhe që vazhduan të jenë aktuale edhe gjatë vitit 2018 në Kosovë.

Viti 2018 në Kosovë karakterizohet me vitin jubilar 10-vjeçar të deklaratës së pavarësisë.

Ky vit filloi më një vrasje, i cili tronditi skenën politike. Më 16 janar, lideri i nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç, ndërroi jetë pasi u qëllua me armë zjarri para zyrës së tij, incident pas të cilit më 20 janar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, realizoi vizitë një-ditore në Kosovë për bisedime me serbët e Kosovës në veri.

Barbadosi ishte vendi i që e njohu Kosovën, pra më 15 shkurt ky vend u bë shteti i 116-të që ka njohur pavarësinë.

Me aktivitete të ndryshme, mes të cilave perfomanca e këngëtares botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora, Kosova më 17 shkurt shënoi 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më 21 mars, pas disa shtyrjesh, u mbajt seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u votua për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Deputetët kosovar, pas katër tentimeve të pasuksesshme nga gazi lotsjellës, që u hodh nga deputetët e partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, me 80 vota për e miratuan Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

kosove-mal i zi-konica.al

Policia e Kosovës angazhoi njësi relevante policore për ndalimin e vizitës së zyrtarëve serbë në Kosovë, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriç, pasi që Ministria e Jashtme e Kosovës nuk kishte dhënë leje për vizitat e tyre. Më 26 mars, polica e Kosovës në very të Mitrovicës arrestoi shefin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç, të cilin pasi e dërguan në stacionin e policisë në Prishtinë, e larguan nga territori i vendit.

Në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) realizoi një arrestim ndaj strukturës së organizatës FETO në Kosovë, ku me 29 mars depërton në Turqi gjashtë punëtorë të nivelit të lartë të organizatës.

Menjëherë pas këtij aksioni, vjen edhe shkarkimi i dy udhëheqësve të sigurisë kosovare. Më 30 mars, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhanë dorëheqjen e tyre pasi ua kërkoi kryeministri Ramush Haradinaj, pas operacionit, i cili sipas Haradinajt ka ndodhur pa lejen dhe informimin e tij.

Në këtë vit, futbolli kosovar do të pësoj një goditje emociaonale. Më 9 qershor ndërron jetë legjenda e futbollit kosovar, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili një ditë më pas u varros me nderime të larta shtetërore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, më 24 qershor, zhvilluan takimin e parë të fazës përfundimtare të procesit të dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Më 18 korrik, komisionari Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, rekomandimin për të cilën e mori më 30 gusht nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian, i cili më 13 shtator votoi pro liberalizimit të vizave për vendin.

adem demaci interviste per mentor nazarko, konica.al

Veprimtari i çështjes kombëtare të Kosovës në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë. Më 26 korrik Adem Demaçi u varros me nderime të larta shtetërore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 2 gusht paralajmëroi për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku përmendi edhe mundësinë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Vuçiç del me një kërkesë për serbët e Kosovës konica.al

Ndërsa, më 8 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, realizoi një vizitë dyditore në Kosovë, me ç’rast vizitoi Liqenin e Ujmanit dhe katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Por, me 9 shtator, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tërhoqi lejen e lëshuar me të cilën Vuçiç, do të vizitonte fshatin Banjë në komunën e Skenderajt, pasi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e Skenderajt bllokuan rrugën Mitrovicë-Skenderaj.

Ishte muaji tetor kur filloi edhe transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, ku më 18 tetor deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim tre ligje për transformimin e kësaj force.

Në votimin e Asamblesë së 87-të të Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, që u zhvillua më 28 nëntor, nuk u arrit numri i duhur i votave për t’u anëtarësuar, respektivisht dy e tretave e votave të vendeve anëtare në këtë organizatë.

Qeveria e Kosovës më 21 nëntor mori vendimin për të ri-imponuar tarifën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duke përjashtuar markat ndërkombëtare, pas lëvizjes së mëparshme të 7 nëntorit kur vendosi imponimin e taksave prej 10 për qind ndaj produkteve nga këto dy vende.

ardian ismajli kosova

Kombëtarja e Kosovës në futboll shënoi një sukses të madh në raundin e parë të Ligës së Kombeve, duke përfunduar si lidere në grupin tretë të Ligës D, ku janë pjesë edhe Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta. Më 22 nëntor, Kosova kaloi në Ligën C dhe do të luajë në “Play off” në gjysmëfinale. Pas këtij suksesi, Qeveria e Kosovës ndau 500 mijë euro për përfaqësuesen kosovare.

Njësitë e Policisë së Kosovës zhvilluan një aksion në veri të Mitrovicës në lidhje me vrasjen e liderit serb nga Kosova të nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç, ku më 23 nëntor arrestoi katër persona të komunitetit serb, dy prej të cilëve zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës.

Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe më 27 nëntor dhanë dorëheqjen nga posti i tyre, për shkak të vendosjes së taksave prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.

Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, më 3 dhjetor, realizoi një vizitë në Kosovë, ku takoi krerët shtetëror, pas të cilës deklaroi se “taksa që Kosova ka imponuar ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk duhet të mbetet në fuqi”.

Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor, me një shumicë absolute miratoi tre projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht Projektligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, si dhe Projektligjin për Shërbim në Forcat e Sigurisë. /Konica.al/